English

Ngjarje e rëndë në Lezhë, vret ish-vjehrrin dhe plagos gruan

Lezhë, 26 gusht, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Lezhës. Një person ka qëlluar mbi ish-vjehrrin e tij duke i shkaktuar vdekjen dhe ka plagosur ish-gruan më të cilën kishte dy muaj që ishte divorcuar.

Korrespondenti i Agjencisë NOA në Lezhë njofton se viktima quhen Fran Vuksani dhe e plagosur, Lindita Voksani, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është Ludovik

Murri. Ngjarja ka ndodhur pas një debati të rëndë mes dy ish bashkëshortëve. Në debat e sipër, Murri ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi të dy me qëllim për t’i vrarë.

Fran Vuksani ka humbur jetën menjëherë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ndërkohë që Lindita Vuksani ka mbetur e plagosur.

Ajo është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku po merr dhe ndihëm e duhur mjekësore.

Ende nuk janë bërë të njohura arsyet e vërteta që kanë çuar Murrin në këtë vendim ekstrem. Pritet që përmirësimi i gjendjes shëndetësore të Lindita Vuksanit të bëjë të mundur dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë që policia është vënë në kërkim të Ludivik Murrit, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

a.k/NOA

KOMENTE