English

Prodhohet domatja që i duron vapës, nuk ka nevojë për frigorifer

Izrael, 26 gusht, NOA – Shkencëtarët kanë arritur të gjejnë një metodë të re për mbajtjen e domateve në zonat e nxehta.

Një studim i një kompanie izraelite "Hazera genetiks", bën të ditur se ka arritur të modifikojë prodhimin e domateve duke nxjerrë një lloj të ri që mund të qëndrojë në temperatura të larta, pa pasur nevojë për frigorifer.

Emri i domates së re është “Antonela” dhe pritet të përdoret në vendet arabe ku temperaturat janë shumë të larta.

Ekspertët thanë se kjo domate është e fortë dhe e shijshme si dhe nuk dëmtohet edhe po të qëndrojë një javë në temperaturat e ambientit.

a.k/NOA

KOMENTE