English

PS: Parlamenti ta nisë sesionin e ri me hapjen e kutive, e kërkoi Rezoluta e PE

Tiranë, 26 Gusht 2010 NOA – “Kuvendi duhet të nisë punën pikërisht me zbatimin e Rezolutës së Parlamentit Europian, e cila, shprehet qartë dhe pa asnjë ekuivok, për transparencën e zgjedhjeve të kaluara dhe hapjen e kutive”.

Kjo është kërkesa që vjen nga Partia Socialiste, përmes deputetes Eglantina Gjermeni e cila para pak çastesh doli në një deklaratë të shkurtër për mediat duke kërkuar që sesioni i ri i legjislaturës aktuale të Parlamentit shqiptar të nisë me hapjen e kutive.

“Le të nisë puna e Kuvendit me zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit, që garantohet si fillim nga hapja e kutive të materialeve zgjedhore, ndërkohë që për fletët votimit opozita e ka ofruar tashmë kompromisin e saj”, - ishte kërkesa e PS transmetuar sot përmes Gjermenit.

e.r/NOA

KOMENTE