English

Rast i rrallë, operohet për një tumor gjigand: peshonte 23 kilogramë

Buenos Aires, 26 Gusht NOA - Një grua argjentinase 54 vjeçare është operuar si rrjedhojë e një tumori gjigand të një peshe prej 23 kilogramësh. Kur ajo u fut në sallën e operimit peshonte 140 kilogramë dhe kur doli kishte humbur plot 35 kilogramë.

Duket një rast me të vërtetë unik në literaturën shkencore. Operacioni u krye në spitalin e Gandulfo të Lomas në Buenos Aires.

Kirurgu pohoi se një tumor zakonisht quhet gjigand kur ai peshon të paktën 4 kilogramë. Lajmi, i përhapur nga autoritetet shëndetësore të vendit, ka qarkulluar në të gjithë mediat spanjolle.

“Mund të them se në 35 vite karrierë nuk jam përballur asnjëherë me diçka të tillë dhe mund t’iu siguroj, se nuk raste të tjera të mëparshme, analoge me të”, - deklaroi, Oscar Lopez, drejtori i operacionit kirurgjik.

“Ky tumor ka dimensionet e një fëmije katër vjeçar”, - shtoi Lopes.

r.b/NOA

KOMENTE