English

Takimet në Beograd, Zanier thekson nevojën e dialogut Kosovë - Serbi

Beograd, 26 gusht, NOA - Gjatë takimeve të tij në Beograd, me zyrtarët e lartë të Serbisë, shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Loamberto Zanier, ka theksuar nevojën e dialogut direkt për shqyrtimin e çështjeve të hapura të shqetësimit të përbashkët, ka njoftuar UNMIK-u.

Zanier, gjatë ditës së djeshme, është takuar me presidentin Boris Tadiç, dhe me zyrtarët e tjerë të lartë të Serbisë.

UNMIKU njofton se në këtë “raund të konsultimeve periodike” me qeverinë e Serbisë, Zanier ka thënë se derisa OKB-ja është e gatshme ta mbështes procesin e dialogut, Bashkimi Evropian do të luante rol të rëndësishëm në lehtësimin e tij, në pikëpamjen e “perspektivës evropiane për gjithë rajonin”.

Lamberto Zanier, po ashtu, ka përmendur shqetësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, për situatën në veri, duke thënë se dialogu dhe konsultimet direkte do të jenë të rëndësisë së veçantë për shqyrtimin e “çështjeve substanciale në këtë rajon”.

Në njoftimin e UNMIK-ut thuhet se pas kthimit në Kosovë, Zanier do t’i informoj autoritetet e Kosovës për detajet e përmbajtjes së diskutimeve të tij në Beograd.

NOA/RFE

KOMENTE