English

Tunizi, e varrosur gabimisht për së gjalli gruaja shpëtohet nga gomerët e saj

Tunizi, 27 gusht, NOA- Një grua e varrosur gabimisht për së gjalli është shpëtuar nga gomerët e saj. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të largët në Tunizi dhe është bërë e ditur nga faqja e internetit të televizionin satelitor Al Arabiya. Bëhet fjalë për një banore të fshatit “Warga” në Sidi Bouzeid 300 kilometra në jug të kryeqytetit. Gruaja, e martuar me dy fëmijë pa dhënë asnjë simptomë sëmundjeje ishte fashitur.

Familjarët, e kishin konsideruar të vdekur dhe për këtë arsye kanë blerë “Kifin”, çarçaf të bardhë, që sipas traditës myslimane, është përdorur për të mbuluar trupin. Dhe më pas trupi i saj u varros në varrezat afër fshatit.

Këtu vijnë në skenën "dy gomerët e gruas", thuhet nga Al Arabiya. Fati ka dashur që gruaja e supozuar e vdekur ditën që ishte venitur të linte të lirë dy kafshët e saj. Në mbrëmje, gomerët, "kur nuk panë padronen e tyre u drejtuan drejt varrezave dhe u vendosën para varrit të saj" tha një mikeshë e gruas së varrosur të gjallë. Në këtë pikë, mikja ka dëgjuar "britmat që vinin nga nëntoka" dhe ka lajmëruar familjarët që kanë gërmuan në tokë përsëri për të nxjerrë "gruan me fat".

a.e./NOA

KOMENTE