Pogradec, 26 gusht, NOA – Policia e Korçës ka nxjerrë mëngjesin e sotëm trupin e pajetë të një vajze 25-vjeçare nga ujrat e liqenit të Pogradecit.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se ngjarja është klasifikuar si vetëvrasje, ndërkohë që nuk janë saktësuar ende motivet që e kanë detyruar vajzën e re që të kryente këtë akt.
Vajza me inicialet D.Sh ka qenë banuese në fshatin Rëmenj, i komunës Buçimas.
Trupi i vajzës është gjetur nga policia në afërsi të lokal “Kontit” në breg të liqenit.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Familjarët e vajzës janë marrë në pyetje, ndërkohë që po pyeten dhe dëshmitarët dhe pushuesit që kanë qënë në afërsi të vendngjarjes për të dhënë informacionet e mundshme.
Ndërkohë që hetimet për këtë çështje i kanë kaluar Porkurorisë së Pogradecit.
a.k/NOA