Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident automobilistik, vdes një person
English

Aksident automobilistik, vdes një person

Rahovec, (Kosovë), 27 gusht, NOA – Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Krushë e Madhe, në Rahovec të Kosovës, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.

Makina me të cilën udhëtonte gruaja, ende e paidentifikuar, ka dalë jashtë rruge në një prej kthesave të Krushës.

Nga përplasja e automjetit gruas i janë shkaktuar plagë të rënda, të cilat i kanë shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.

Në makinë ka qenë dhe një person tjetër, por ai ka marrë vetëm disa lëndime të lehta dhe po mjekohet në spital duke qënë jashtë rrezikut për jetën.

a.k/NOA

KOMENTE