English

Ambasadori amerikan: Irani fshihet pas vrasjeve të ushtarëve amerikanë në Irak

Irak, 27 Gusht NOA - Kanë qenë të paktën rreth 25% e ushtarëve amerikanë që kanë vdekur në Irak dhe kjo si pasojë e grupeve terroristë të financuara nga Irani. Një fakt, i cili mbështetet nga ambasadori ri amerikan në Bagdad, James Jeffrey.

Sipas diplomatikut, Teherani ka kërkuar të përdorë prezencën e saj në Irak duke krijuar një gjendje destabilizimi në vend dhe për të mos qenë i përshtatshëm për ardhjen e trupave të huaj.

“Megjithatë nuk mendoj se ka pasur ndonjë ndikim mbi zhvillimet politike dhe sociale”, - theksoi ai.

Jeffrey mbështet se nga 4.400 ushtarë amerikanë të vrarë në Irak nga viti 2003, një përqindje e madhe e tyre kanë qenë viktima të grupeve terroriste të financuara dhe formuara nga Teherani.

Objektivi me sa duket ka qenë destabilizimi në vend.

“Mendoj se irakenët nuk dëshirojnë aspak të ndihen të dominuar ose të marrin urdhra nga të tjerë, si nga SHBA ashtu dhe nga Irani, por megjithatë dua të theksoj se dhe pse trupat tanë janë larguar sërish nuk do të heqim dorë nga Iraku”, - përfundoi ai.

r.b/NOA

KOMENTE