Tiranë, 27 gusht, NOA - Carola Mueller-Holtkemper, ambasadorja e re e Gjermanisë në Shqipëri, paraqiti sot letrat kredenciale para Presidentit, Bamir Topi.
Në takimin e zhvilluar në Presidencë, Carola Mueller-Holtkemper ka pasqyruar dhe prioritetet ku do të jetë i fokusuar misioni i saj në Tiranë.
Ajo ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve dhe ka shprehur bindjen për intensifikimin e mëtejshme të tyre.
a.k/NOA