English

Anti-reklamë për turizmin

Janë 10 muaj, 40 javë, 300 ditë që institucionet shtetërore të zbulojnë dhe të ndëshkojnë abuzuesit. Duhet një ligj organik që për 2-3 muajt e sezonit të rërës dhe detit të ndalohet anti-reklama që ka mbërthyer si fobi mediat shqiptare të cilat në çdo emision godasin turizmin e rërës dhe detit

Nga Gëzim Llojdia

Reklamë. Tv kombëtare të Shqipërisë. Ditë të paharrueshme në Antalia. Vetëm 378 euro/personi. Antalia, Bodrujm, Kudusu. . . . Ofertë fantastike, Antalia, Sharm el Sheikduke filluar nga 378 euro. . . . .

Anti-reklamë. TV kombëtare të Shqipërisë. Tv lokale të qytetit Vlorë. Me titra të mëdha. : Plazhet e Shqipërisë të ndotura. Ujërat e zeza ndotin plazhet e Vlorës. Plazhi i mbushur me mbeturina. Në plazh ujërat e bardha të përziera më ujërat e zeza. Më mirë pushime në Turqi e Egjipt se në Shqipëri.

E njëjta referencë, që çdo verë rikthehet, në stacionet Tv të Shqipërisë. Anti-reklamë për vendin e tyre. Kërkohen me kamera gjirize. Ujëra që shpërthejnë në dete. Ndotje. Anti-reklama ka ndikimin e saj tek pushuesit, plus mjegullnajën, që përhap sjell edhe efekte negative për pushuesit.

Fakti Nr 1 : Përse Tv shqiptare zbrazin gjithë këtë mllef në kohë dhe në kulm të sezonit turistik me këto anti-reklama ? Disa nga këta faktorë po vegojë : para e hedhur për anti-reklamë, lufta e opozitës për të goditur qeverinë, dezinformim në favor të fqinjëve që janë telikosur nga kriza, gazetarë të pa orientuar, çorientim i qëllimshëm, kërkohen skupe.

Strategji e hollësishme që shtrihet në linjë lineare nga Tv drejt emetimit të lajmeve në eter, për të groposur turizmin në këtë vend.

Fakti Nr 2: OSSH ndërpret në Vlorë energjinë në zonën turistike të Ujit të Ftohtë. Deklarata: me dorë të hekurt. I. SH. P deklaron listën plazheve të ndotura. Inspektorati i ushqimit, shëndeti publik, drejtoria e bujqësisë aksione në bregdete në kulm të sezonit.

Pasojat :Si do të përkufizohen këto aksione me goditje të përqendruara nga disa institucione të shtetit. Me një gjuhë popullore që ka nxjerr mençurin e tij kësaj i thuhet :”Dale o mik, ta ngjyej një çik. Largim dhe tuhatje tek pushuesit.

Thirrje :Zoti kryeministër :Jepu lejen e zakonshme këtyre burokratëve që ti lënë të qetë pushuesit këtë muaj.

Ka ditë të tjera viti për kontrolle dhe gjithë farë dënimesh dh jo në kulm të sezonit turistik.

Ka 10 muaj viti për të ushtruar kontrolle, për të vendosur gjoba, për të zbatuar ligjin deri në një. Atëherë përse nuk është treguar dora e hekurt kur duhej ?

Kërkesa e operatorëve turistik të Vlorës :Kërkohet një ligj që të ndaloj anti-reklamën për 2 muajt e sezonit veror për turizmin e rërës dhe detit. Përgjigje dhe arsyetim për disa nga faktorët e ngritur për anti-reklamën në sezonin turistik. Janë 10 muaj, 40 javë, 300 ditë. Me këtë kohë TV shqiptare dhe lokale të Vlorës kanë mundësi që të zbulojnë të gjitha vërat dhe të gjitha të këqijat që i vijnë turizmit shqiptar.

Janë 10 muaj, 40 javë, 300 ditë që institucionet shtetërore të zbulojnë dhe të ndëshkojnë abuzuesit. Duhet një ligj organik që për 2-3 muajt e sezonit të rërës dhe detit të ndalohet anti-reklama që ka mbërthyer si fobi mediat shqiptare të cilat në çdo emision godasin turizmin e rërës dhe detit. Shtatori është pranë për të rifilluar ofensivën. Mirëpo tani u duhet thënë: Bëni edhe ju pushim 1 muaj që të shpëtoj turizmi nga ngërçi juaj.

(*) Dërguar nga autori

KOMENTE