Lezhë, 27 gusht, NOA – Policia ka arrestuar orët e para të mëngjesit të sotëm autorin e vrasjes së ish-vjehrrit të tij dhe plagosjen e gruas,me të cilën ishte divorcuar prej disa muajsh.
Burime nga policia e Lezhës thanë për Agjencinë NOA se Ladovik Murri u arrestua nga agjentët e këtij komisariati, në shtëpinë e motrës së tij në fshatin Tale, ku ishte fshehur pas ngjarjes.
Pas informacioneve për vendndodhjen e tij, policia ka rrethuar zonën dhe shtëpinë ku ishte strehuar Murri dhe i ka bërë thirrje të dorëzohej. Pas disa minuta negociatash, autori i vrasjes dhe plagosjes është dorëzuar.
I Arrestuari, ditën e djeshme, rreth orës 05.50, në fshatin Shënkoll të Lezhës vrau ish-vjehrrin e tij Fran Vuksani, 66 vjeç dhe plagosi ish-bashkëshorten e tij Lindita Vuksani, 38 vjeç,
E plagosura ndodhet në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe është duke u mjekuar nga plagët e mara.
a.k/NOA