English

Bolivi, alarm për epidemi

Bolivi, 27 Gusht NOA - Autoritetet shëndetësore në Bolivia kanë dhënë alarmin e epidemiologjisë në veri-lindje të vendit, pranë kufirit me Perunë dhe kjo pas vdekjes së një adoleshenti, i cili vuante nga sëmundja epidemike e “bubonic”.

Lajmi është bërë i ditur nga shërbimet shëndetësore të provincës La Paz. Viktima 14-vjeçare dhe tetë rastet e tjera dyshuese janë kapur në zonat rurale rreth fshatit të Apolo, me pesë mijë banorë dhe 250 kilometër në veri të La Paz.

Bubonic, një ndër epidemitë më të zakonshme në llojin e saj, haset nga prekja e një pleshti të infektuar ose nga kontakti direkt me kafshët e infektuara dhe të vogla, ashtu siç është brejtësi.

Në mungesë të kurave adapte, kjo epidemi ka një vdekshmëri nga 30 deri në 60%, e dhënë e njoftuar nga organizata botërore e shëndetësisë.

r.b/NOA

KOMENTE