Londër, 27 gusht, NOA- Policia tashmë është duke hetuar mbi vrasje e një agjenti të tyre të shërbimeve sekrete, i cili dyshohet të ketë qenë objektiv i Al Kaedës.
Trupi i pajetë i një personi rreth të tridhjetave, shkruan e përditshmja Sun, është gjetur në banjën e apartamentit të tij në Pimlico, në qendër të Londrës. Agjenti ishte punonjës i Ghqc, shërbimi i përgjimeve sekrete, por për momentin ishte shpërngulur në Mi6, agjencia e spiunazhit ndërkombëtar.
Nga disa hetime të kryera deri më tani, mund të themi se vdekja e tij mund të datojë me dy javë më parë se të gjendej trupi i tij. Çdo hipotezë tashmë është duke u hetuar nga agjentët. Flitet shumë për arsye të jetës personale të djalit, por të dhënat kryesoret bëjnë të mendosh për Al Kaedën. “Të arrish në vrasjen e një anëtari të sigurisë qeveritare, përbën një eveniment të madh për një organizatë terroriste siç është Al Kaeda”, - deklaroi një ekspert i sigurisë për The Sun.
Në kohët e fundit, agjenti ishte përfshirë në shumë misione spiunazhi të cilat mund ta kenë afruar atë me organizata të terrorizmit ndërkombëtar, duke e kthyer në një objektiv të mundshëm.
“Ishte shumë i edukuar, nuk mund t’i bënte keq askujt”, - pohoi personi që i kishte dhënë me qira apartamentin, të riut.
r.b/NOA