English

Çavez mohon lajmet se vuan nga kanceri

Venezuelë, 27 gusht, NOA - Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, ka hedhur poshtë informacionet e përhapura në lidhje me gjëndjen e tij shëndetësore,pikërisht me atë të lajmit se vuan nga kanceri. Ai tha se lajme të tilla hapen vetm nga armiqtë.

Informacionet e rreme mbi sëmundjen e Çavezit nisën të qarkullonin në fillim të javës, kur ai nuk mori pjesë në ditën e parë të fushatës së zgjedhjeve parlamentare.

Më vonë u mësua se Çavez ishte për vizitë në Kubë, ku ishte takuar me udhëheqësin e tij shpirtëror, Fidel Kastron.

NOA

KOMENTE