English

Ekipet gjermane kualifikohen për garat evropiane

Berlin, 27 gusht, NOA - Të tri ekipet gjermane kanë siguruar kualifikimet në fazën e garave në grupe në Ligën e Evropës.

Borusia e Dortmundit në dy ndeshje ishte më e mirë se ekipi i Azerbejxhanit Qarabag Agdam.

Bajeri i Leverkuzenit mundi ekipin Tavrija Simferopol nga Ukraina, ndërsa Shtutgarti përkundër barazimit mbrëmë 2:2 në rezultatin përfundimtar doli më i mirë se Slovani nga Bratislava, raporton DV.

Ndërsa dje u hodh edhe shorti për garat në Ligën e Kampionëve, ku Gjermania po ashtu do të ketë tre përfaqësues.

Verderi i Bremenit është në grupin me mbrojtësin e titullit Inter Milano, si dhe Totenhem dhe Tvente Enshede.

Shalke është në grup me Olimpikun e Lionit, Benfikën dhe Hapoelin e Tel Avivit. Ndërsa Bajerni i Mynihut do të përballet me Romën, Bazelin dhe ekipin rumun Cluj.

NOA

KOMENTE