English

Foshnja bie nga kati i tetë i pallatit, mendohet ta ketë hedhur e ëma

Francë, 27 Gusht NOA - Në Tolosa, në jug të Francës, një vajzë vetëm prej 2 javësh është hedhur nga kati i tetë i një pallati dhe ka mbetur e vdekur ne vend.

E ëma dhe motra e saj janë ndaluar menjëherë nga policia. Sipas prokurorit të qytetit, Michel Valet, çdo element i kësaj ngjarje tregon se ka qenë vetë mamaja që e ka hedhur foshnjën.

Në atë moment, 34 vjeçarja e papunë, ndodhej në shtëpi së bashku me vajzën e saj dhe me motrën. Partneri i saj, një mjek ndodhej në punë. Halla e vogëlushes, e cila ndodhej jashtë apartamentit kishte dëgjuar të qara, por nuk kishte mundur të bënte asgjë.

Më pas rreth orës 21:00, dy femra, të cilave u ishte mbuluar fytyra u panë të shoqëroheshin nga autoritetet. Kështu, rreth orës 19:30, një familjar kishte lajmëruar policinë duke i treguar se vajza ishte hedhur nga një dritare.

Të gjithë më pas u morën një nga një në pyetje. E ëma dhe motra iu nënshtruan një ndalese në gjykatë, ku po përpiqet të kuptohet më mirë dinamika e ngjarjes.

Kjo dramë, ndodhi në një apartament shumë të bukur në qendër të Tolosa dhe jo në kushte shoqërore të mjerueshme. Për fqinjët e tyre ky fakt është i pashpjegueshëm.

“Ishte një çift shumë i sjellshëm. Ajo ndihej shumë e lumtur për faktin se kishte një vajzë”, - deklaroi një e moshuar për policinë.

r.b/NOA

KOMENTE