Francë, 27 Gusht NOA - Një liqen alpin i fshehur në akullnajat e Tete-Rousse, në malin e Bardhë, rrezikon të dalë nga shtrati duke shkaktuar një valë shkatërruese që mund të godasë St. Gervais, zonë në të cilën jetojnë 3 mijë persona.
Kjo hipotezë, nuk është e pamundur pasi ka ndodhur dhe kohë më parë në vitin 1892, kur u ndanë nga jeta 172 persona. Për këtë arsye teknikët francezë kanë filluar të gërmojnë në akull për të qarkulluar ujin.
Një katastrofë e mëparshme e akullnajës së Rousse lidhet me datën 11-12 korrik të vitit 1892. ku mund të themi se pasojat ishin tepër të rënda nga vala shkatërruese e saj. Për të evituar që diçka e tillë të ndodhë sërish, është vendosur të krijohet një tunel, i cili do të lëvizë ujin e mbledhur në një kapacitet, më superior se vetë akullnaja. Pas përfundimit të gërmimit tuneli rezultoi shumë i lartë për tharjen e ujit dhe kështu u mor vendimi për tu ndërtuar një tjetër.
r.b/NOA