Londër, 28 Gusht 2010, NOA - Një lajm i pazakontë vjen nga Britania e Madhe. Në Londër pritet të shitet uiski i prodhuar nga urina e njerëzve e për më tepër nga urina e atyre të sëmurë me diabet. Projektuesi i uiskit është londinezi James Gilpin, dhe në fakt e ka quajtur atë Gilpin Family Whiskey. Pija bio është prodhuar nga urina e njerëzve me diabet, duke përfshirë edhe gjyshen e Gilpin.
Gilpin, edhe vetë një diabetik, filtron urinën duke kryer të njëjtin proces që përdoret për të pastruar ujin, largon sheqerin dhe e le të fermentohet. Ndërkohë ai është është duke planifikuar të shesë uiskin e tij jo vetëm në Britaninë e Madhe, por dhe në mbarë botën.
Ndërkohë, shishja e parë “Pipiskey” do të zbulohet në sallonin 100% Materials që do të mbahet në Londër javën e ardhshme
a.e./NOA