Emsland, 27 Gusht NOA - Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur gjatë një xhiroje me kuaj në rajonin e Emsland, në Gjermaninë perëndimore.
Në krye të grupit, i cili përbëhej nga 100 persona, qëndronin 6 të rritur me pishtarë. Gjatë këtij ekskursioni, një prej tyre përfundoi duke rënë në tokë dhe si rrjedhojë trembi kuajt.
Rreth 15 të rinj mbetën të plagosur në mënyrë serioze dhe një adoleshente në moshë 14-vjeçare është në gjendje mjaft të rëndë.
Bëhej fjalë për një ekskursion nate dhe për këtë arsye personat mbanin në dorë nga një pishtar. Pjesëmarrësit, mbi të gjithë të rinj nga mosha 8 deri në 17 vjeç, kanë përjetuar momente me të vërtetë terrori. Kuajt, të trembur nga një pishtar, u tërbuan duke sulmuar të pranishmin dhe duke lënë si përfundim një bilanc prej 44 të plagosurish. 14-vjeçarja, me origjinë nga Duesseldorf, është transportuar në mënyrë tepër urgjente në një nga katër spitalet e këtij rajoni dhe tashmë ndodhet në kurë së bashku me disa të plagosur të tjerë.
r.b/NOA