Londër, 27 gusht, NOA - Shtëpia e një gruaje britanike, e cila u kap nga kamerat e sigurisë duke e hedhur një mace në plehra, po ruhet nga policia.
Xhirimet nxitën pakënaqësinë e grupeve dhe shoqatave të të ndryshme, duke përfshirë këtu, shoqatat të cilat merren me mbrojtjen e kafshëve. Gruaja ka marrë edhe kërcënime me vdekje nga anëtarët e këtyre shoqatave.
Meri Bejl,gruaja që hodhi macen e saj ne kosh të të plehrave, tha për gazetën “Sun” se “nuk e kuptoj pse njerëzit janë ngritur në këmbë, ishte vetëm një mace”.
Ajo ka deklaruar se macja ka qenë pronë e saj dhe ajo ka vendosur që ta hedhë atë, pasi ishte e mërzitur nga kafsha.
Por kjo sipas saj ka qenë një zgjedhje personale, ashtu siç ka qenë zgjedhja për të mbajtur më parë kafshë në shtëpi.
a.k/NOA