English

Ka 5 vite që jeton me një plumb në kokë pa qenë në dijeni

Gjermani, 5 Gusht NOA - Një person me origjinë polake, por banues në Gjermani ka jetuar për pesë vjet pa e vënë re se i kishin qëlluar me një plumb në kokë. Gjithçka ka ndodhur në një festë, ku vetë ai ka shpjeguar se ka qenë në gjendje mjaft të dehur për të mbajtur mend diçka të tillë.

Mjekët e spitalit të Bokumit kanë gjetur në kafkën e tij një plumb të kalibrit 22. Pasi vuante nga dhimbje të forta koke, ai vendosi t’i nënshtrohej analizave mjekësore, ku menjëherë u vu re prania e një objekti të zi, që mjekët vendosën për një ndërhyrje.

Gjatë operacionit ata vunë re se bëhej fjalë për një plumb.

Pasi u vu në dijeni të këtij fakti, protagonisti i kësaj ngjarje të habitshme pohoi se mund të ketë qenë viktimë e një incidenti të 4 apo 5 viteve më parë.

Ai mundi të kujtojë se mund të ketë pësuar një të shtënë në kokë gjatë festimeve të Vitit të Ri, por ishte harruar çdo gjë pasi gjendja e tij e alkoolizuar nuk e kishte fiksuar këtë ndodhi. Ai mbante mend se dhimbjet e kokës kanë qenë të forta për të, por jo deri në atë pikë sa të alarmohej dhe të vizitohej tek mjekët.

Sipas mjekëve historia e tij është e besueshme, pasi kjo lloj plagosje nuk krijon shumë probleme dhe duke marrë parasysh gjendjen e dehur të tij çdo gjë mund të jetë e vërtetë.

Edhe për policinë një ngjarje e tillë nuk ka ngjallur dyshime dhe në lidhje me të nuk ka pasur hetime.

r.b/NOA

KOMENTE