English

Matt Frerking – burri që mbetet i paralizuar sa herë përjeton ndjesi dashurie

SHBA, 28 gusht, NOA- Një neurolog amerikan ka të zhvilluar një sëmundje të rrallë që e lë atë të paralizuar sa herë që provon ndjenjën e dashurisë. Matt Frerking, 39 vjeç, nga Portland Oregon, sa herë që bie në dashuri ose provon një emocion të madh duke parë një skenë romantike, mbetet i paralizuar plotësisht dhe nuk mund të lëvizë.

Sëmundja që e ka prekur atë është diagnostikuar si një kombinim i narkolesizë e kataples, një sindromë që shkakton menjëherë uljen e akordeve të muskujve duke i bërë personat e prekur nga kjo sëmundje të paralizohen përkohësisht, por të vetëdijshëm për atë që ndodh rreth tyre. Rasti i Frerking është anormal, pasi ataket që e prekin atë vijnë jo vetëm kur ai provon një ndjenjë të thellë dashurie, por edhe një ndjenjë miqësie nga një mik apo nga familjarët.

Për shkak të sëmundjes së tij Matt nuk mund të përqafojë gruan e tij prej 13 vjetësh dhe vuan nga goditje të papritura, sa herë që ka për të festuar një përvjetor martese. Ndonjëherë goditjet mund të jenë të ndryshme në një ditë.

"Të kapemi prej duarsh në publik është diçka që mund ta bëjmë për vetëm disa sekonda" - thotë Frerking duke iu referuar gruas së tij - "Edhe kur e përqafoj, duhet të sigurohem të jem në tokë në mënyrë që të mos shqetësohem për rënien në rast paralize. Unë kam kufizuar shumë nga këto gjëra. Edhe shikimi i fotografive të martesës mund të më provokojë një krizë. Për të mos përmendur filmat romantike".

Për të shmangur emocionet, Matt shpesh mendon për punën e tij dhe kërkimet shkencore. Dr. Carol Ash, një ekspert i sëmundjeve të gjumit thotë: "Në njerëz si Matt emocionet e forta mund të veprojnë si një çelës për të ndezur shkëndijat që shkaktojnë paraliza".

a.e./NOA

KOMENTE
  • Anizel21:12 - 26 Shtator 2010
    aaaa...po te vije ketej nga Albania do te gjeje me patjeter ilaçin....