Prishtinë, 27 gusht, NOA - Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Vestervele, viziton sot Kosovën. Ai do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit, do të mbajë një fjalim në Kuvend dhe do të takohet me trupat gjermane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.
Kosova është ndalesa e fundit në turneun diplomatik të shefit të diplomacisë gjermane në Ballkan.
Gjatë vizitës së djeshme në Beograd, Vestervele i bëri thirrje Serbisë që të pajtohet me pavarësinë e Kosovës, pasi ajo është realitet. Vestervele kërkoi fillimin e dialogut praktik mes Prishtinës dhe Beogradit.
NOA/RFE