English

Në pranga mashtruesit, mblidhnin taksa në lokale si punonjës të Ministrisë së Financave

Korçë, 27 gusht, NOA – Tre persona nga Tirana janë arrestuar në qytetin e Korçës me akuzën për mashtrim. Duke paraqitur dokumente të falsifikuara sikur ishin punonjës së Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, tre personat u vendosnin gjoba pronarëve të lokaleve duke u kërkuar të paguanin taksën, që ata e quanin “për të drejtën e autorit” dhe që vendosej në varësi të lokaleve.

Të arrestuarit janë; Ilir Muzhaqi 42 vjeç banues në lagjen nr. 54 rruga “Siri Kodra” Tiranë. Ben Gjika, 38 vjeç banues në lagjen nr. 3 rruga “Ferit Xhajko” në Tiranë dhe Aleks Uruçi, 40 vjeç banues në rrugën e “Kavajës” në Tiranë, raporton korrespodenti i Agjencsë NOA në Korçë.

Ndalimi i tre personave është bërë dje nga Policia e Korçës në operacionin e koduar. “Mashtruesit e Ligjshëm”.

Tre të arrestuarit kishin një aktivitet në Tiranë të quajtur “SigShip”, ndërsa në Korçë prezantoheshin si punonjës të Ministrisë se Financave dhe të Ekonomisë, duke u kërkuar administratorëve të disa lokaleve të paguanin taksën e veçantë. Ata i kërcënonin biznesmenët se do t’u mbyllej aktiviteti nëse nuk paguan taksën.

Policia ka sekuestruar dhe një bllok me fatura tatimore, dy blloqe me mandate arkëtimi si dhe dy blloqe shënimesh ku ishin evidentuar subjektet që kishin rënë prehë e mashtrimit.

a.k/NOA

KOMENTE