English

Operacioni “Xhamlliku”, në pranga italiani

Tiranë, 27 gusht, NOA Updade – Rreth 6 kilogramë hashash u është gjetur nga Policia e Tiranës tre personave të arrestuar ditën e sotme, mes të cilëve ka qenë dhe një shtetas italian.

Për rreth një muaj agjentët e antidrogës kanë qenë në ndjekje të një grupi që shpërndante drogë në kryeqytet dhe vetëm dje ka bërë të mundur ndalimin tyre. Ata janë, Sadok Mohamed Akkari, 23 vjeç, banues në Tiranë, me shtetësi Italiane, Endrit Pëllumb Dervishi, 22 vjeç, banues në Tiranë dhe Eri Pëllumb Dervishi, 20 vjeç, nga Tirana.

Operacioni i koduar Xhamlliku ka nisur pasditen e djeshme rreth orës 14.30’, kur në afërsi të zonës së“Xhamllikut” në Tiranë, është kapur në flagrancë shtetasi italian Sadok Akkari, më një sasi të vogël hashashi me vete.

Më pas policia ka bërë dhe kontrollin e dy personave të tjerë që prej kohësh ishin në hetim, Endrit dhe Eri Dervishi.

Gjatë kontrollit të tyre policia ka gjetur 5 kilogramë e 600 gramë hashash, të ndarë në 312 qese farmaceutike.

Burime nga policia thanë për Agjencinë NOA se tre personat e kryenin shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike, në tregun e brendshëm në Tiranë, kryesisht në zonat e Kinostudios, zonën e Brrylit, si dhe në zona të tjera në Tiranë.

a.k./NOA

KOMENTE