Pakistan, 27 gusht, NOA - Pakistani do të evakuojë sot, 300 mijë njerëz nga rajoni jugor i Sindit, një ditë pas largimit nga vendbanimet e tyre të 400 mijë banorëve në të njëjtin rajon.
Evakuimi erdhi si pasojë e rritjes së nivelit të ujrave të lumit Indus dhe prishjes së barrierës mbrojtëse të lumit.
Përmbytjet në Iran kanë prekur 17.2 milionë njerëz dhe kanë shkaktuar 1600 viktima. Zyrtarët pakistanezë tërheqin vërejtjen se miliona njerëz rrezikohen nga sëmundjet dhe mungesa e ushqimit.
Komuniteti ndërkombëtar është angazhuar me ndihma të shumta për përballimin e kësaj situate, ndërkohë që vëren se kjo situatë tragjike, sipas specialistëve, është menaxhuar shumë keq nga ana e autoriteteve vendase.
a.k/NOA