Paris, 27 gusht, NOA- Edhe pse u është marrë patenta, janë 300 mijë persona,ata që ngasin sërish makinat e tyre.
Në Paris numërohet një kuotë prej 300 mijë personash, të cilët drejtojnë automjetin e tyre pa pasur një patentë.
Arsyet e të mos pasurit të këtij dokumenti janë të shumta, duke filluar nga tërheqja që i është bërë atyre, neglizhenca për ta rimarrë dhe deri tek mos të pasurit e të ardhurave për të bërë një kurs në auto-shkollë.
Në më pak se 10 vjet nën politikën e represionit dhe parandalimit (viktimat -25%) janë kërcënuar shumë persona të cilët drejtojnë makinat e tyre në mënyrë të paligjshme. Megjithatë për tu theksuar është se dhe pse rrezikojnë burgun, sërish nuk heqin dorë nga drejtimi i automjetit të tyre.
r.b/NOA