English

Pronarë të paskrupullt lokalesh e hotelesh që derdhin fekalet në plazh, zgjohet ministria

Tiranë, 27 gusht 2010 NOA – Nëse pronarët e lokaleve dhe moteleve që disa i quajnë hotele dhe pse s’kanë kurrfarë standardi ndërkombëtar, nuk druhen të zbrazin nevojtoret e tyre mu në det, shteti të paktën duhet të lëvizë dhe të marrë masat për të shpëtuar pushuesit.

Pikërisht dy ditët e fundit, duket se është zgjuar nga gjumi dhe Ministria e Mjedisit duke nisur sigurisht goxha vonë, një aksion për të ndalur dukurinë.

E ndërsa plazhit po i afrohet fundi dhe pushuesit po largohen, Mjedisi po përpiqet të evidentojë sa më shumë punën e bërë orët e fundit, edhe pse dukuria ka disa javë që po shkatërron mjedisin turistik.

“Prej dy ditësh është duke vazhduar aksioni i Ministrise se Mjedisit, i cili me ane te Agjencisë Rajonale te Mjedisit te Tiranes, asaj te Durrësit, ne bashkëpunim edhe me strukturat e Policisë se Shtetit, kane ushtruar nje kontroll te gjere ne te gjithë zonën e Golemit, duke bere te mundur prerjen e tubacioneve te paligjshme qe shkarkojnë ujera te zeza ne breg te detit, apo në rërë”, - thuhet në një deklaratë që lëshoi sot dikasteri.

Ndryshe nga herët e tjera, aksioni i sotëm (e premte), kishte si objekt kontrolli gropat septike, apo tubacionet e paligjshme te ndërtuara ne pallatet e banimit, si dhe rehabilitimin e zonës, ku është gërmuar edhe janë prere tubacione te paligjshme. Ne përfundim te këtij aksioni ministria e Mjedisit tha se janë marre masat me gjobe ndaj subjekteve: Flora Kompani Gea Sh.p.k Ali Selmani - kompleks banimi Mihal Maxhi - bar restorant Artan Dulaku - kompleks banimi Ne përfundim te këtij operacioni, te zhvilluar ne zonën e Golemit, (pranë postes se policisë), iu la detyre komunës, rehabilitimi i zonës, si dhe iu komunikua subjekteve te gjobitura, se ne rast te rilidhjes se tubacioneve, do te kalohen për ndjekje penale.

e.r/NOA

KOMENTE