Tiranë, 27 gusht, NOA – Partia Socialiste ka zbuluar sot emrin e ministrit që akuzohej për korrupsion në dhënien e liçensave të ndërtimit të hidrocentraleve.
Deputetja e PS-së Ermonela Felaj, i bëri sot një sërë pyetjesh publike ministres së Integrimit, Majlinda Bregu, për ndikimin që ajo ka pasur në marrien e konçensioneve nga kunati i saj.
“A ka përfituar kunati juaj, Hektor Beqir Ajazi, ndonjë koncesion për ndërtimin e një numri të konsiderueshëm hidrocentralesh mbi kaskadën e ndonjë lumi në Shqipëri, koncesion i dhënë nga e njëjta qeveri, Ministre dhe zëdhënëse e së cilës ju jeni?”, u shpreh, Felaj.
Deputetja e PS-së u shpreh se opozita kërkon një përgjigje për akuzat që i janë bërë sot Bregut.
Ajo u shpreh se PS-ja ka pritur që prej ditës së hënë një përgjigje nga ana e ministrave të qeverisë Berisha.
Ditën e hënë, Partia Socialiste bëri një pyetje publike për të gjithë ministrat dhe ministret e qeverisë Berisha. Deri më sot nuk ka patur asnjë përgjigje, por vetëm heshtje.
Ministrave të kabinetit Berisha u ka hyrë lepuri në bark për shkak të aferave korruptive në të cilat janë përfshirë”, u shpreh Felaj.
Felaj u shpreh se “ne e kuptojmë se Zonjës Bregu i ka hyrë lepuri në bark nga të gjitha këto pyetje, megjithatë ministrja e kësaj qeverie i detyrohet shqiptarëve përgjigjet e këtyre pyetjeve”.
a.k.NOA