English

Ruçi: Nuk ka më kohë, duhet të zgjidhet kriza politike, të ngrihet komisioni

Tiranë, 28 gusht, NOA – Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, deklaroi sot në një bashkëbisedim me gazetarët se opozita i ka dhënë propozimet konkrete për krizën politike dhe se hetimi i zgjedhjeve duhet të nisë menjëherë.

Ai u shpreh se si fillim duhet të bëhet hapja e kutive të materialeve, ndërsa “për fletët e votimit në draftet që kemi paraqitur kemi dhënë kompromisin tonë”.

Ruçi u shpreh se Partia Socialiste ka bërë propozimet e saj për zgjidhjen e krizës dhe nga ana e kryeministrit ka marrë vetëm përgjigjen, se do të ketë marrëveshje pas pushimeve.

“Ne qysh në datën 28 korrik kemi formalizuar propozimet tona duke i paraqitur mazhorancës dy dokumente. Një projekt marrëveshje për zgjedhjen e krizës politike dhe një projekt vendim për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar, për zgjedhjet parlamentare, të qershorit 2009”, tha Ruçi.

Ai u shpreh se duhet të ngrihet komisioni hetimor, parlamentar, me nisjen e sesionit parlamentar.

a.k/.NOA

KOMENTE