Rusi, 27 Gusht NOA - Anna Chapman, e njohur si spiunia seksi ruse në kërkim të sekreteve të SHBA-së, tashmë është një femër e thjeshtë në vështirësi të mëdha financiare dhe pa asnjë synim.
Telashi i fundit për të është një denoncim që ka marrë në lidhje me të drejtat e autorit. E paguar për disa foto nga revista Zhara, Anna mendoi t’i hidhte ato në Facebook, por para se të publikoheshin nga revista. Në këtë moment Zhara pa që kopertina e saj me fotot e Annës ishte marrë nga një revistë tjetër konkurrente.
Vendi për të kryer këtë shërbim fotografik ishte zgjedhur një hotel tepër luksoz në Moskë, Balchug Kempinsky, shumë pranë Cremlino.
Fotot seksi dhe tërheqëse janë klikuar së shumti në internet dhe kjo si rrjedhojë e bukurisë së vajzës dhe profesionit të saj si agjente sekrete.
Fotot, ende të paqarta nëse ishin autorizuar nga qeveria ruse, filluan të shfaqeshin në profilin e saj të Facebook dhe shumë admirues të saj patën mundësinë të nderonin bukurinë e saj.
Nuk u desh shumë kohë që Komsomolskaja Pravda, revista konkurrente e Zhara, të merrte këto imazhe dhe ti publikonte menjëherë. Një dëm tepër i madh ky për Zhara, që me sa duket ka vendosur të denoncojë Anna Chapman në lidhje me të drejtat e autorit.
r.b/NOA