English

Supervirusi që u reziston ilaçeve, një kosovar i infektuar në Austri

Grac, (Austri), 27 gusht, NOA - Një person nga Kosova po trajtohet në Klinikën Universitare të Gracit në Austri në lidhje me bakterin që i reziston gati të gjithë antibiotikëve.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Austrisë. Ministria austriake njofton se ky person është infektuar në spitale, jashtë territorit austriak, pa specifikuar vendin.

Ky është rasti i dytë i kësaj bakterie në Austri. Vitin e kaluar, një pakistanez është trajtuar me sukses në të njëjtën klinikë.

Bakteria që tashmë më shumë njihet si super-bakteria për shkak të rezistencës ndaj gati të gjithë antibiotikëve shkaktohet nga gjeni NDM – 1.

Lajmin për super-bakterien e para e kishte dhënë fillimisht Britania e Madhe ku thuhej se pacientët që i janë nënshtruar operacioneve plastike në Indi dhe Pakistan janë rikthyer të infektuar me superbaktierien rezistente ndaj antibiotikëve.

a.k/NOA/RFE

KOMENTE