SHBA, 27 gusht, NOA - Prodhuesi japonez i automjeteve Tojota ka urdhëruar tërheqjen nga tregu amerikan të mbi 1 milionë makinave të modeleve “Matrix” dhe “Corolla”. Problemet këtë radhë janë shfaqur në rrjetin elektrik të makinave.
Në fillim të këtij viti Tojota tërhoqi nga tregu i Amerikës së Veriut mbi 8 milionë automjete.
Tojota një vit më parë ka qenë një ndër markat që ka marrë më shumë çmime në panairet automobilistike. Kjo ka bërë që prodhuesit të rrisnin numrin e serive të nxjerra. Por siç duket bashkë me rritjen e numrit është ulur dhe cilësia e mjeteve që janë mjaft të përdorura jo vetëm në SHBA, por edhe në Europë.
a.k/NOA