Tiranë, 27 Gusht 2010 NOA – Të marrësh tetë mijë euro në muaj është një rrogë e majme qoftë dhe nëse je president i Republikës. Kështu është gjykuar nga autoritetet sllovake të cilat vendosën të ulin rrogën mujore të kryetarit të shtetit.
Vendimi që u mor sot nga qeveria e Sllovakisë, erdhi vetëm pak kohë pasi ulje page për Presidentin miratoi dhe ekzekutivi qendror i Çekisë.
Zyrtarisht, Qeveria e Sllovakisë tha sot se vendosi t'i zvogëlojë me 1.300 euro rrogën presidentit Ivan Gashparoviç, i cili pagën mujore e ka 8.000 euro.
duke argumentuar vendimin, kryeministrja Iveta Radiçova tha se qëllimi i qeverisë është kursimi i shpenzimeve.
Më herët, ishte marrë vendimi nga Praga. Tani e tutje, Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus do të marrë mbi 2.500 euro më pak për çdo muaj. Për më tepër, qeveria mori vendimin jo vetëm që t’i ulej rroga por edhe t’i tatohet çdo e ardhur financiare.
e.r/NOA