English

Vidhet banesa e diplomatit të Rumanisë, marrin 2 mijë euro dhe dokumentet e shërbimit

Prishtinë, 27 gusht, NOA – Persona ende të paidentifikuar nga Policia e Kosovës kanë hyrë dje në shtëpinë e një punonjësi diplomatik të Rumanisë në Kosovë, nga ku kanë vjedhur 2000 euro dhe dokumente personale.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Prishtinë raporton se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:15 minuta.

Për arsye etike Policia e Kosovës nuk e ka bërë publike emrin e diplomatit dhe gradën e tij diplomatike, ndërsa konfirmon sasinë e parave të vjedhura nga shtëpia e tij.

Gjithashtu diplomati me nënshtetësi romune ka deklaruar se veç sasisë së parave i janë marrë dhe dy usb me materiale pune si dhe disa dokumente personale dhe diplomatike.

Në listën e sendeve të vjedhura janë dhe kartat e tre bankave të ndryshme, një telefon- i-fone , një çantë e loptopi si dhe pasaporta diplomatike.

a.k/NOA

KOMENTE