English

Zhvillohet konkursi i dytë i Maturës Shtetërore, ku po mbahet testi

Prizren, 27 Gusht 2010 NOA - Kryetari i komunës së Prizrenit, prof.dr.Ramadan Muja, vizitoi sot nxënësit të cilët për herë të dytë i nënshtrohen testit të maturës shtetërore. Testit të maturës iu nënshtruan 1085 maturantë të cilët nuk kanë mundur ta kalojnë këtë provim në afatin e parë në qershor.

Kryetari Muja, me këtë rast kërkoi nga nxënësit qe të jenë më të kujdesshëm në dhënien e përgjigjeve të testit.

Muja uroi të gjithë nxënësit për sukses dhe regjistrim në fakultete, në mënyrë që t’i zhvillojnë edhe më tepër dijet e tyre.

“Zhvilloni dijet me qëllim që të jeni të gatshëm për të marrë dhe ushtruar përgjegjësi për jetën tuaj dhe pse jo edhe për të udhëhequr nesër institucionet e shtetit të Kosovës”, - theksoi z.Muja.

Nw komunën e Prizrenit, testi organizohet në kushte optimale për punë, ngase të gjitha objektet shkollore ku organizohet testi janë kryer të gjitha organizimet e nevojshme Testi u mbajt në katër qendra: 1. Ne Shkollen e Mesme te Mjeksise “Luciano Motroni” 2. Ne Shkollen Fillore “Leke Dukagjini” 3. Ne Shkollen Fillore “Abdyl Frasheri” 1 4. Ne Shkollen Fillore “Abdyl Frasheri” 2 Testi do te mbikëqyret nga 64 komisioner që vijnë nga Suhareka, Dragashi dhe Mamusha dhe nga 64 vëzhgues te shkollave fillore te komunës Prizren.

a.b/NO

KOMENTE