Shkup, 28 gusht, NOA - Takime në nivele të ulëta diplomatike për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë janë zhvilluar gjatë verës midis përfaqësuesve zyrtarë të Shkupit dhe Athinës.
Shtypi grek shkruan sot se nuk kanë pushuar përpjekjet intensive për gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit edhe gjatë verës.
“Bashkëpunëtorë të kryeministrit grek Jorgos Papandreu janë protagonistë të negociatave sekrete që ende po zhvillohen midis Shkupit dhe Athinës”, shkruan gazeta greke “Macedonia”.
Sipas kësaj gazete të Selanikut, negociatat janë zhvilluar në prapavijë, me qëllim të afrimit të pozicioneve të të dyja palëve, para se të arrihet zgjidhja përfundimtare dhe të shqyrtohet propozimi më i ri që pritet të pasojë muajin e ardhshëm nga ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimiç.
Emri Republika e Maqedonisë së Vardarit në mediat greke është një nga propozimet që mund të shpaloset së shpejti zyrtarisht nga ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimiç.
a.k/NOA/RFE