English

Aushvic, zbulohen mjetet që përdornin nazistët për sterilizimin e grave

Varshavë, 28 gusht, NOA – Më shumë se 150 “vegla” mjekësore janë zbuluar pak ditë më parë në Aushvic të Polonisë, vendin ku gjatë luftës së dytë botërore nazistët kishin ngritur kampin më të madh të shfarosjes së hebrenjve.

Por veç eliminimit dhe punës së rëndë, kampi ka shërbyer dhe për eksperimente makabre, që nga djegia e kufomave për sapun, provimi rezistencës njerëzore me ultratinguj, dhe deri në gjymtimin seksual të hebrenjve.

150 mjetet kirurgjike dhe gjinekologjike janë të rralla në llojin e vet, sepse asnjë degë e mjekësisë nuk i ka parë të udhës t’i përdorë ato për qëllime humanitare.

Ato janë prodhime artizanale, duke qenë se janë prodhuar nga mjekë gjermanë me porosi të veçantë.

Sendet më të cilat kryheshin gjymtimet seksuale janë zbuluar në një shtëpi afër kampit famëkeq.

Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e muzeut të Aushvicit.

“Bëhet fjalë për një prej zbulimeve më të mëdha të kohëve të fundit. Këto instrumente përdoreshin nga gjinekologu Carlo Clauberg, i cili ishte pjesë e trupave speciale “SS” të ushtrisë Naziste”, thotë Bartosh Bartyzek, zëdhënsi i muzeut.

Mjeku sadist i forcave “SS” i përdorte mjetet për të sterilizuar gratë çifute me qëllim që të mos lindnin fëmijë. Ai gjithashtu bënte dhe kërkime për fushatat ushtarake që të gjente mënyrën më të shpejtë për të shfarosur popullatat duke mos u dhënë mundësinë që të riprodhoheshin.

a.k/NOA

KOMENTE