English

Boçi-Ramës: Në sa milionë euro konvertohet afera jote me Tan Leprin

Tiranë, 28 gusht, NOA – Partia Socialiste ka kërkuar sot nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama që të zbardhë aferën korruptive me biznesmenin Dritan Avllaj, të njohur ndryshe me emrin Tan Lepri.

Me modelin e fundit të aplikuar për konferenca nga PD-ja dhe PS-ja, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi bëri një sërë pyetjesh publike në të cilat kërkohet përgjigje nga kreu i PS-së për pasurinë e tij dhe aferat korruptive.

“A është 4 mijë numri i apartamenteve që do të ndërtohen? Nqs e shumëzoni me 20%, sa i bie të dispononi ju z.Rama? Sa milion euro konvertohet 20% i aferës së qytetëzës tek liqeni?”, deklaroi deputeti Boçi.

Boçi u shpreh se, si deputet i mazhorancës do të kërkojë që projekti i bërë për ndërtimin e pallateve te Kodrat e Liqenit të mos bëhet.

“I kërkoj Berishës të gjejë hapësira ligjore dhe të zhbëjë këtë aferë të Edvin Leprit”, tha Boçi, pak minuta më parë në një konferencë për mediat.

a.k/NOA

KOMENTE