English

Felaj-Bregut: Mos bëj gabime si Vokshi, pyete dhe një herë burrin dhe kunatin

Tiranë, 28 gusht, NOA – Pas deputetes Albana Vokshi, Partia Socialiste ka vënë në shënjestër të saj ministren e Integrimit Majlinda Bregu. Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj ka akuzuar sot sërish ministren, duke deklaruar se Bregu, “duhet të pyesë burrin dhe kunatin për konçensionet që kanë marrë” dhe se nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim si deputetja Vokshi.

Felaj u shpreh se kompania e kunatit të ministres Bregu nuk ka pasur më parë asnjë përvojë në ndërtimin e HEC-eve dhe energjinë. Sipas Felajt në marrjen e konçensionit ka ndërhyrë ministrja.

Nga ana tjetër, ajo është shprehur se Bregu duhet të mos jetë shumë e sigurtë kur thotë se burri i saj nuk është marrë më investime në energji.

Në lidhje me akuzat mes Bregut dhe Felajt gjatë ditës së djeshme, të cilat u kthyen dhe në replika personale, Felaj u shpreh se ajo është juriste dhe do të denoncojë korrupsionin.

a.k/NOA

KOMENTE