Beograd, 28 gusht, NOA - Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është përparësia kryesore e Serbisë në politikën e jashtme, deklaroi kryeministri Mirko Cvetkoviç.
Ai shtoi se dialogu është rruga e vetme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Komentet e shefit të qeverisë serbe u bënë pas takimit me ministrin e Mbrojtjes së Kanadasë, Piter Mekei.
Cvetkoviç foli për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik me Kanadanë dhe heqjen e vizave për qytetarët serbë.
Shefi i mbrojtjes kanadeze, Mekei tha se Serbia është aktor i rëndësishëm rajonal dhe Kanadaja synon forcimin e raporteve ekonomike e ushtarake mes dy vendeve.
a.k/NOA/RFE