English

Ministri i Kulturës, në Austri për Nënë Terezën

Prishtinë, 28 Gusht 2010 NOA - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Lutfi Haziri ka udhëtuar për në Austrisë. Ai ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Nënës Terezë si pjesë e festivalit kulturor në Graz.

Gjatë kësaj ceremonie Ministri Haziri ka mbajtur një fjalim të shkurtër për jetën dhe veprimtarinë e Nënës Terezë.

Gjithashtu Ministri Haziri ka mbajrur një fjalim edhe në koncertin për nder të 100 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë që organizohet nga shoqatat kosovare që veprojnë në Austri.

a.b/NOA

KOMENTE