Prishtinë, 28 gusht, NOA – Një shtetas turk është ndalur dje në Aeroportin e Prishtinës nga forcat e policisë. Personi, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia, është ndaluar pasi ai nuk kishte asnjë dokument identifikimi me vete, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA në Prishtinë.
Ndërsa më e çuditshme ka qenë kërkesa e tij për azil në Republikën e Kosovës.
Ai ka mbërritur në Kosovë,në mënyre të paligjshme me anë të një linje ajrore. Ndërsa kërkesa për azil i është mohuar nga ana e Policisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka nisur procedurat penale për kompaninë ajrore e cila ka bërë të mundur udhëtimin e tij edhe pa pasur asnjë dokument identifikimi me vete.
a.k/NOA