Tërheqja e trupave luftarake amerikane nga Iraku këtë muaj është “një hap i rëndësishëm drejt mbylljes së përgjegjshme të luftës në Irak”, tha presidenti Barak Obama.
Tërheqja nga Iraku, ka theksuar z. Obama është dhe përmbushje e një prej angazhimeve të marra gjatë fushatës zgjedhore presidenciale.
“Si kandidat për president premtova se do t’i jepja fund kësaj lufte. Si president po e bëj një gjë të tillë. Kam sjellë në shtëpi mbi 90 mijë trupa që kur erdha në detyrë. Kemi mbylluar apo ia kemi dorëzuar irakianëve qindra baza. Në shumë zona irakianët kanë marrë drejtimin e sigurisë”, tha Obama në fjalimin javor në radio.
Presidenti amerikan shtoi se “gjithë trupat do të kthehen në shtëpi deri në fundin e vitit tjetër”.