English

Premtime boshe të shtetit për të ndalur dukurinë, një tjetër rrugë bllokohet nga banorët

Shkodër, 28 Gusht 2010 NOA – Shteti edhe një herë e ka treguar jo vetëm paaftësinë për të siguruar rrugë të lira për shqiptarët por edhe të demonstrojë sërish se premtimet publike janë vetëm show i momentit.

Bllokimi i radhës i një rruge ka ndodhur sot në orën 10.00. Disa dhjetëra persona, që të gjithë banorë të komunës Gjegjan të rrethit Pukë, janë mbledhur ne vendin e quajtur kryqezimi i rruges Hadraj – Gjegjan dhe e kanë bllokuar atë.

Komisariati i Policisë Pukë e konfirmoi ngjarjen dhe tha se pasi u mor informacion, u shkua në vendngjarje ku u konstatua se banorët kishin organizuar nje tubim te kundraligjshëm, duke bllokuar rrugen.

Korrespondenti i agjencisë NOA, citon banorët që bllokuan rrugën, të pohonin se ata pretendonin permiresimin e gjendjes se rruges ne ate zonë ndaj dhe kishin dalë për ta bllokuar aksin automobilistik.

Kauza e banorëve sigurisht që është e pranueshme dhe një apel që shteti të lëvizë, aq më shumë për faktin se në atë rrugë para disa javësh ndodhi aksidenti fatal me 15 të vdekur. Por bllokimi i rrugës la për minuta të tëra në zhegun e vapës shumë njerëz në pritje të kalimit në dy anët e aksit.

Nisur nga kjo situatë, shërbimet e Komisariatit te Policise Puke, thanë se te mbeshtetura ne kërkesat e ligjit, nisur nga ky organizim i kundraligjshëm, eshte bërë shoqerimi per ne ambientet e komisariatit, i tre shtetasve: Pjeter L., 46 vjeç, Bardhok N., 33 vjeç dhe Artur N., 26 vjeç, që të tre banues ne fshatin Shkozë, Komuna Gjegjen.

Policia tha se po kryen veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet e rastit ne fjale do i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Puke per veprat penale te parashikuara nga neni 262 per “Organizimi dhe manifestimi i paligjshem” dhe neni 293 per “Bllokim te rrugeve ”.

r.d/e.r/NOA

KOMENTE