English

Reagon ministrja Bregu: Rama nuk mund t’i mbulojë me shpifje gjobat e lejeve

Tiranë, 28 gusht, NOA – Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu i ka cilësuar si të ulta akuzat që i janë bërë ditën e sotme nga Partia Socialiste për ndërhyrje në koncesionin që ka marrë kunati i saj.

Në një deklaratë për mediat, Bregu u shpreh se kryetari i Partisë Socialiste nuk duhet të përdorë femrat për të përbaltur kundërshtarët politikë. Nga ana tjetër, Bregu është shprehur se akuzat dhe shpifjet nuk mund të mbulojnë gjobat prej miliona eurosh që, sipas saj Rama i ka vënë në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Dil dhe jepu përgjigje shqiptarëve se përse 80 për qind të lejeve të ndërtimit i fitojnë vetëm katër firma”, tha Bregu.

Reagim i Bregut ka ardhur pas deklaratës së sotme të deputetes së PS-së, Ermonela Felaj e cila deklaroi se Bregu nuk i ka sqaruar të gjitha procedurat sesi e ka marrë kunati i saj konçnesionin për ndërtimin e disa hidrocentraleve.

a.k/NOA

KOMENTE