Prishtinë, 28 gusht, NOA - Në orën dy të mëngjesit të së shtunës një shpërthim ka ndodhur në oborrin e stacionit policor në Zubin Potok, ndërsa një automjeti privat, të parkuar në afërsi të stacionit policor i është vënë zjarri.
Sulmi ka shkaktuar dëme të vogla materiale në dy nga makinat e Policisë së Kosovës, ndërsa automjeti privat që u dogj tërësisht i takonte një pjesëtari të policisë.
Njësitë e specializuara kanë arritur në përfundimin se mjeti shpërthyes është granatë e tipit M-57, prodhim jugosllav. Hetimet për rastin vazhdojnë, njofton Policia e Kosovës, raporton Europa e Lirë.
NOA