English

Sulmohet një person në qendër të kryeqytetit, i grabisin 550 euro

Prishtinë, 28 gusht, NOA – Siguria në rrugë gjatë orëve të natës në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë duket se nuk është e garantuar edhe në lagjet kryesore. Një person ka denoncuar në polici se është sulmuar nga dy të rinj, të cilët i kanë marrë 550 eurot që kishte me vete në xhep.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës së djeshme në qendër të Prishtinës në rrugën “Agim Ramadani”, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA në Prishtinë.Personi, emri i të cilit nuk është bërë publik nga policia për të ruajtur privatësinë, ka deklaruar se është sulmuar përballë Bibliotekës Kombëtare në këtë rrugë të kryeqytetit kosovar.

Pasi e kanë goditur me grushta dhe shkelma egërsisht, dy të rinjtë e kanë rrëzuar atë në tokë dhe më pas i kanë marrë portofolin ku ishin 550 euro.

Pas denoncimit në polici, forcat e rendit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërsa personi që u bë prehë e grabitjes së dhunëshme, është dërguar në Spitalin e Prishtinës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

a.k.NOA

KOMENTE