Bagdad, 28 gusht, NOA - Tri ditë para përfundimit zyrtar të misionit luftarak të ushtrisë amerikane në Irak, kryeministri irakian Nuri al Maliki shpalli shkallën më të lartë të alarmit në vend.
Qeveria e tij ka informacione sipas të cilave rrjeti terrorist i Al Kaidës dhe ithtarë të ish-pushtetmbajtësit Saddam Hyssein kanë planifikuar sulme, tha Maliki në Bagdad.
Vetëm të mërkurën si pasojë e një vale terrori në Irak, humbën jetën 62 njerëz.
Duke filluar nga data 1 shtator rreth 50 mijë ushtarët amerikanë të mbetur në Irak nuk do të marrin më pjesë në përleshjet luftarake në vend.
a.k/NOA